×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj apelon qytetarët që të vaksinohen dhe të respektojnë masat anti-COVID

    Reporteri
    21 Gusht 2021 | 17:01

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen pasi për çdo ditë po thyhen rekorde me raste të reja e viktima.


    Zemaj përmes një njoftimi në Facebook u ka shprehur ngushëllime familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre, ndërsa thotë se ky virus nuk po e kursen askënd.

    “Rekordi i zi po tejkalohet për çdo ditë. Njëjtë ndodhi edhe sot. Pra, sot edhe më keq: 2.279 raste të reja me Covid-19 dhe 8 të vdekur. Ky është një lajm i keq, i cili na prek të gjithëve pa dallim”.

    Zemaj po ashtu ka kërkuar që të respektohet rekomandimet e IKSHP-së në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit.

    “U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre. Lutem për shërim sa më të shpejtë të të gjithë të infektuarve. Njëherit, shpreh admirimin tim të thellë për punën e profesionistëve shëndetësorë, të cilët me tërë qenien e tyre po luftojnë me këtë armik global. Krejt këtë sakrificë po e bëjnë për ne, për familjet tona, për shëndetin dhe jetën onë. MIRËNJOHJËS përherë!

    Të dashur qytetarë, Ky virus i padukshëm dhe i tmerrshëm nuk e kursen askënd. Ai po na sfidon e dëmton shëndetin si dhe po merr jetët e më të dashurve tanë, ndaj:Ju lutem, kurdo që t’iu vijë mundësia e parë VAKSINOHUNI. Uroj që të gjithë t’i respektojmë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, shkroi Zemaj.

    Ndryshe, në krahasim me dje, numri i rasteve të reja është rritur për 29, ndërsa numri i viktimave është rritur për 4.

    Kohëve të fundit në Kosovë, për çdo ditë po thyhet rekord i ri i rasteve të reja

    Postimi i plotë i Zemajt: 

    Rekordi i zi po tejkalohet për çdo ditë. Njëjtë ndodhi edhe sot.
    Pra, sot edhe më keq: 2.279 raste të reja me Covid-19 dhe 8 të vdekur. Ky është një lajm i keq, i cili na prek të gjithëve pa dallim.
    U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre. Lutem për shërim sa më të shpejtë të të gjithë të infektuarve. Njëherit, shpreh admirimin tim të thellë për punën e profesionistëve shëndetësorë, të cilët me tërë qenien e tyre po luftojnë me këtë armik global. Krejt këtë sakrificë po e bëjnë për ne, për familjet tona, për shëndetin dhe jetën tonë. MIRËNJOHJËS përherë!
    Të dashur qytetarë,
    Ky virus i padukshëm dhe i tmerrshëm nuk e kursen askënd. Ai po na sfidon e dëmton shëndetin si dhe po merr jetët e më të dashurve tanë, ndaj:
    Ju lutem, kurdo që t’iu vijë mundësia e parë VAKSINOHUNI.
    Uroj që të gjithë t’i respektojmë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.
    Mbani maskat!
    Respektoni distancën!
    Mbani higjienën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!