×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Asnjë pacient gjatë pandemisë me Covid-19 nuk është trajtuar në korridore të spitaleve

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 20:56

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, deklaroi se asnjë pacient gjatë pandemisë me coronavirus nuk është trajtuar në korridoret e spitaleve në Kosovë.


    “Unë e kam trashëguar këtë sistem shëndetësor dhe këto klinika. Asnjë pacient gjatë pandemisë me coronavirus nuk është trajtuar në korridore”, ka thënë ai në Kanal 10.

    Zemaj ka folur edhe rreth spitalit COVID, për të cilin ka thënë se procedurat janë drejt përfundimit.

    Kujtojmë se në 24 orët e fundit kanë vdekur 3 persona, 118 raste të reja dhe 50 persona të shëruar.

    Ndryshe, jo vetëm në Kosovë po në gjithë botën janë duke u rritur rastet me Covid-19. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!