Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se lokalet e gastronomisë nuk do të mbyllen nëse i respektojnë masat anti-COVID.
Zemaj theksoi se ato lokale që mbajnë dasma dhe grumbullojnë 200-300 vetë do të mbyllen.
“Disa prej lokaleve të gastronomisë që nuk kanë respektuar masat antiCOVID-19, kanë marrë gjoba nga inspektorati sanitar dhe ka pasur edhe mbyllje të tyre. Nëse respektojmë masat dhe kemi disiplinë, nuk ka nevojë për masa të tjera. Ai që mban dasma dhe grumbullon 200-300 vetë dhe nuk i respekton masat antiCOVID-19, ai do të mbyllet”, tha Zemaj në Prime Time në Kanal 10.
Por ministri Zemaj ka deklaruar se nuk do të mbyllen të gjithë gastronomët.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.