×
  • Lajme
  • -->
    Lajme

    Zemaj: Brenda pak ditësh do të marrim vendim për hapjen e aeroportit

    Reporteri
    13 Qershor 2020 | 20:32
    Deputeti i LDK'së, Armend Zemaj

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë të ditur se brenda pak ditësh do të merret vendim për hapjen e aeroportit “Adem Jashari”.


    Sipas tij, mërgata është̈ shpresë dhe mbijetesa e shumë familjeve në Kosovë.

    “Brenda pak ditësh do të marrim vendim për hapjen e aeroportit, gjithnjë sipas rekomandimeve të mjekëve, autoriteteve përkatëse dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës/ IKSHPK”.

    “Ndërsa, ambasadat e shteteve të BE-së në Prishtinë kanë njoftuar se në rast se kjo situatë e pandemisë̈ Covid-19 ndryshon, atë̈herë  pritet rinisja e shërbimeve. Këtë të hënë shtetet e zonës evropiane do t’i rihapin plotësisht kufijtë tokësor dhe ajror në mes tyre, të cilët ishin mbyllur thuajse që tre muaj për shkak të Covid-19”.

    Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e plotë të tij në Facebook:

    Kur do të ndodh rinisja e shërbimeve për pajisje me viza në ambasadat e BE-së në Kosovë
    si dhe hapja e plotë aeroportit të Prishtinës për ta mirëpritur mërgatën?

    Ditëve në vijim unë si ministër dhe qeveria Hoti në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë do të vazhdojmë kontaktet miqësore me diplomatët e shteteve të Bashkimit Evropian, për të gjetur mënyrën dhe mundësinë për qytetarët tanë që të rinisin lëvizjen e lirë drejt BE- së , gjithnjë duke i respektuar rregullat dhe udhëzimet kundër Covid-19 të rekomanduara nga mjekët.
    Ne nuk mund të interferojmë në vendimet e ambasadave dhe të qeverive të shteteve mike për rihapjen e kufijve të tyre dhe rinisjen e shërbimeve konsullore.
    Nuk mund të bëhemi as zëdhënës të tyre, pavarësisht se kemi marrëdhënie shumë miqësore dhe bashkëpunim të shkëlqyer. Ne i falënderojmë shumë për ndihmën e tyre të dhënë gjatë gjithë këtyre viteve, e sidomos tani në luftën kundër pandemisë. Pa këtë ndihmë do të ishte shumë e vështirë për Kosovën.
    E dimë, se shumë qytetarë të Kosovës janë në pritje të udhëtojnë në shtetet e BE-së, sidomos në Austri, Suedi, Zvicër, e Gjermani, qoftë për një kohë të shkurtër, si turist apo për një udhëtim pune.
    Çdo ditë mijëra qytetarë pyesin se kur do të rihapën ambasadat e konsullatat e BE-së në Prishtinë, për t’u pajisur me viza, sikurse për rihapjen e plotë të aeroportit të Prishtinës dhe rinisjen e linjave të rregullta të fluturimeve drejt shteteve të Shengenit. Atje ku kemi qindra mijëra mërgimtarë, për të cilët do të bëjmë gjithçka që është e mundur që t’u lehtësojmë udhëtimin e tyre për në atdhe ku do të bëjnë pushimet afër më të dashurve të tyre. Mërgata jonë e çmuar është shpresë dhe mbijetesa e shumë familjeve në Kosovë.
    Brenda pak ditësh do të marrim vendim për hapjen e aeroportit, gjithnjë sipas rekomandimeve të mjekëve, autoriteteve përkatëse dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës/ IKSHPK.
    Ndërsa, ambasadat e shteteve të BE-së në Prishtinë kanë njoftuar se në rast se kjo situatë e pandemisë Covid-19 ndryshon, atëherë pritet rinisja e shërbimeve.
    Këtë të hënë shtetet e zonës evropiane do t’i rihapin plotësisht kufijtë tokësor dhe ajror në mes tyre, të cilët ishin mbyllur thuajse që tre muaj për shkak të Covid-19.
    Ndërsa, jemi vënë në dijeni se fatkeqësisht për qytetarët nga “shtetet e treta” përfshirë dhe Kosovën, kufizimet e hyrjes dhe udhëtimit për në Gjermani dhe në disa shtete të BE-së do të vlejnë deri më 30.06.2020, gjë që vështirëson lëvizjen e lirë të qytetarëve tanë drejt BE-së.
    Pas dy javësh, më 1 korrik shteti mik Gjermania do të merr presidencën e radhës së Bashkimit Evropian dhe për shkak të përkrahjes së parezervë për Kosovën presim lajme të mira për liberalizimin e vizave.
    Ruaj distancën!
    Vendos maskën!
    Mbaje higjenen! 
    /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!