Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se si ministër i Shëndetësisë do të bëjë çmos që të mos ketë rikthim të masave kufizuese.
Zemaj ka thënë se do të angazhohet që t’ua mundësojë qytetarëve të vendit që të shkojnë drejt mirëqenies, zhvillimit e rikthimit të vendeve të tyre të punës, shkruan Reporteri.
Për këtë ai ka kërkuar angazhim edhe nga deputetët gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Shëndetësi.
“Detyrimisht mandatin e ministrit e kam marrë me përgjegjësi për t’u ballafaquar me probleme dhe jo për t’u ikë problemeve.
Do të bëj çmos, angazhim 24 orë që mos të ketë rikthim të masave në Kosovë, të iu mundësojmë qytetarëve të vendit që të shkojnë drejt zhvillimit, mirëqenies, rikthimit të vendeve të tyre të punës dhe ngritjes në aspektin institucional e intelektual. Ky është qëllimi im, ju kisha lutë që të na ndihmoni në këtë drejtim aq sa keni mundësi dhe aq sa na lejohet”, u shpreh ministri Zemaj. /Reporteri.net
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.