Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Naim Tërnavën si dhe Kryeipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji.
Zemaj ka shkruar në Facebook se bashkë me kryesuesit e institucioneve fetare në vend kanë diskutuar për bashkëpunimin në zbatimin e masave për mbrojtje nga COVID-19, shkruan Reporteri.net.
Postimi i tij:
Kam takuar sot kryetarin e BIK-ut, Myftiun Naim Tërnava dhe kryesinë e BIK-ut si dhe Kryeipeshkvin e Ipeshkvisë së Kosovës, Imzot Dodë Gjergji me të cilët diskutuam për rëndësinë e bashkëpunimit për zbatimin e masave për mbrojtje nga Covid-19.
Komunitetet fetare në Kosovë kanë luajtur rol aktiv gjatë kësaj faze të pandemisë për të ndikuar në fuqizimin e përpjekjeve për ballafaqim të përbashkët kundër pandemisë, diçka që do ta bëjnë është në të ardhmen në funksion të ruajtjes së shëndetit publik.
Jemi bashkë për shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve tonë.
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3204211922958999?__xts__%5B0%5D=68.ARBXXpq51A2bZDmx8DlDLEvU9DDkgHplm46HaTdXUEb497PgjTGNcd5ukXEQpn6gi3yKLN4iphfGwULycuPVytkYO0etbRRYNIMoi10-RyjmPWz-jlADukU2-uCTf-OG_JoWfyspdpIwGKyOpvHkXhayyAw1BY5xIC1o7eFfBEeOkOc3pxWS23FkJ4AWz9LV59owb3W-jKsRgyxv9I4-7L2xdPW4R0UiktW6Z_0FovPjSfZlGNNB6OMW47Os01on7wAmZR0MrFzaOhydMasaVVK4PbmztdNUeJyXdjakFfME7YyQTqJ53RFeVfyd7WtYVewkNkDseaw82TtoC3WX9Ejl6g&__tn__=-R