Ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, ka komentuar propozim-vendimin e Maqedonisë së Veriut që të kërkohet testi negativ për Covid-19 për qytetarët që kalojnë kufirin.
“Nuk isha në dijeni që po shqyrtohet kjo çështje nga pala tjetër. E padrejtë të na kërkohet testi nga Maqedonia e Veriut”, thotë ai.
“Ne lëshuam lëvizjen e lirë për shtetet e rajonit. Maqedonia ka më shuëm raste me ne por nuk kufizuam lëvizjen pasi edhe atje jetojnë një pjesë e amdhe e shqiptarëve. Ne kishim një numër të madh të qytetarëve që shkuan në Shqipëri gjatë vikendeve. Atje disa qytetarë humbën jetën. Por kontrolli ishte i vështirë në pikat kufitare.”
Zemaj thotë se nëse vendoset nga Maqedonia e Veriut që të kërkohet testi, atëherë do të merren masa edhe nga pala kosovare.
“Do të shikojmë mundësinë që të vendosim reciprocitet.”, shton ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.