×
  • Lajme
  • Lajme / Deputeti i LDK-së

    Zemaj flet pasi deputetëve iu doli paga 1500 euro: Nuk vendosi unë, është çështje procedurale dhe ligjore – puna po bëhet

    Reporteri
    31 Maj 2025 | 11:32

    Pas dështimit të përpjekjes për konstituimin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, deputeti Armend Zemaj nga LDK, ka folur para medieve.

    Ai është pyetur për pagën që marrin deputetët, edhe pse Kuvendi nuk po konstituohet.

    “Nuk vendosi unë për pagën, është çështje procedurale dhe ligjore. Puna po bëhet, seancat thirren sipas rregullores. Deputetët kanë detyrim të marrin pjesë dhe të përfaqësojnë qytetarët, kjo është përgjegjësi kushtetuese,”tha ai.

    Zemaj tutje shtoi se përkundër mungesës së vendimmarrjes, prania në Kuvend është detyrë që po përmbushet nga shumica e deputetëve. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!