×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj i bindur se LDK-ja do të fitojë zgjedhjet

    Reporteri
    03 Maj 2024 | 23:57

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj në emisionin “DPT Te Fidani” është shprehur i bindur se partia e tij do t’i fitojë zgjedhjet, kurdo që mbahen ato.

    Ai ka thënë se LDK-ja është e gatshme për zgjedhje, si asnjëherë në vitet e fundit.

    “LDK-ja është e gatshme për zgjedhje, si asnjëherë në vitet e fundit nuk është më e përgatitur. Me të gjitha strukturat. Jemi kthyer edhe në mërgatë, janë adresuar edhe pjesët strukturore, por edhe afrimin e të rinjve dhe të rejave që mund të kontribuojnë për Kosovën”, ka thënë Zemaj.

    “Kjo është ajo që ne po e bëjmë. Jemi të gatshëm. Do ta udhëheqim qeverinë e ardhshme dhe gabimet e Kurtit do t’i përmirësojmë për një afat të shkurtër”, ka shtuar ai.

    Ai ka përjashtuar mundësinë e koalicioneve parazgjedhore.

    “Jo, ashtu kanë vendosur organet e partisë. Kështu është vendimi i të gjithë anëtarëve të kryesisë”, ka thënë deputeti i LDK-së.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!