Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka kritikuar qeverinë Kurti për qasjen sipas tij komuniste ndaj mediave. Zemaj ka thënë se një eksponent i VV-së ka deklaruar se mediat e pushtetit do t’i ngrehin zhag kur të vijnë në pushtet.
“Sot po i ndërroni veprimet është mirë që s’po shkoni me i ngreh zhag aty por po tentoni me i shkarku në mënyrë kolektive”, është shprehur Zemaj.
Zemaj në fjalën e tij tha se partia në pushtet duhet të deklarojë që po duan që RTK të jetë zyrë informative.
“Thuani shkurt dhe shqip Mediumi Publik është interes për të qenë zyrë informative e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Zemaj.
Në debatin parlamentar për shkarkimin e Bordit të RTK-së, partitë opozitare po e kundështojnë shkarkimin kolektiv të këtij bordi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.