×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Jemi në shtatë vendet me menaxhimin më të mirë ndaj COVID-19

    Reporteri
    11 Tetor 2020 | 14:43

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, u ka drejtuar një letër qytetarëve lidhur me gjendjen e pandemisë COVID-19 në Kosovë.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zemaj ka thënë se falë qytetarëve Kosova është në shtatë vendet me menaxhimin më të mirë ndaj COVID-19, shkruan Reporteri.net.

    “Ju jam falënderues që asnjëherë nuk u lodhët duke na qëndruar në krahë për të ardhur këtu ku jemi. Falë juve, sot, ne mund të krenohemi që jemi në 7 vendet me menaxhimin më të mirë ndaj Covid 19 dhe duke besuar thellë në juve, jam i bindur që do t’ia dalim mbarë dhe ta mposhtim këtë virus.”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

    Ai falendëron qytetarët për durimin teksa bën thirrje që edhe më tutje të respektohen masat anti-COVID./ Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!