Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shpjeguar rrethanat e ngjarjeve që ndodhën natën e së shtunës ku, siç ka raportuar “Insajderi” ditë më parë, thuhet që ministri Vitia kishte refuzuar nënshkrimin e një kontrate me kompanitë “Pfizer dhe BioNTech”.
Kjo është demantuar nga vetë ministri, i cili kishte bërë thirrje që Prokuroria të veprojë ndaj atyre që dëmtojnë një proces kaq jetik për qytetarët.
Ndërkohë atë natë reagoi edhe ministrja e Jashtme, Donika Gërvalla, duke thënë se ishin bërë të gjitha nënshkrimet në kohë, por ne fakt nenshkrimet u kryen sot nga Vitia.
Reagimi i saj ishte i gjatë, ndërkohë që Zemaj thtoë se ai reagim nuk pati lidhje me atë që po raportohej.
“Ajo nuk e diti as për cka po flitet. Reagoi atë natë duke menduar se ishte duke u folur për këto vaksinat që po vijnë nga BE-ja. Nuk kishte lidhje me zhvillimet që po ndodhnin në kohë”, tha Zemaj.
Zemaj thotë se për sigurimin e vaksinave është konsultuar me Arben Vitinë dhe se pas konsultimeve ishin mbyllur e-mailat. Ato ishin hapur prapë në kohën kur ishte bërë deputet.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.