Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po ndihet inferior ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.
Zemaj ka komentuar takimin e sotëm mes dy qeverive, duke thënë se kishte batuta të panevojshme dhe nivel të ulët komunikimi që tregon se rivaliteti politik mes dy kryeministrave e ka bërë të veten.
“Sjellja tregon at far inferioritetin në kuptimin e gjykimeve e pamë në bisedat dhe kishte edhe batuta ku ne nuk kemi nevojë të ulemi në atë nivel të komunikimit. Ajo ishte në gjuhën popullore sikur të themi ‘nuk të bëj asgjë’. Ti je sillur para disa ditëve se ti je këtu e nuk të llogaris e tani ja kthen se unë jam këtu e jam i pari mes shqiptarëve. Është për konsum politik”, ka thënë ai në T7.
Tutje ai ka shtuar se lehtësirat që janë premtuar në marrëveshjet mes dy qeverive duhet të jenë konkrete.
“Ajo para ju kujtohet në kohë pandemie në VV-së në Shqipëri. Kjo ka ndikuar në raportet mes dy vendeve. Në kuptimin anasjelltas ne kemi edhe taksën rrugore. Ajo që po përdorët lehtësia, sepse po përdoret shumë, duhet të jenë shumë konkrete e të mos përdoret vetëm për foto të bukura”, përfundoi ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.