×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj, LDK: Neni 7 i marrëveshjes, 700 herë më i keq se marrëveshjet paraprake

    Reporteri
    02 Mars 2023 | 18:50
    Armend Zemaj, deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës.

    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka komentuar nenet e marrëveshjes së arritur në Bruksel, me bazë propozimin evropian.

    Zemaj konsideron se marrëveshja e arritur është në dëm të Kosovës, teksa shtoi se as vetë kryeministri Kurti s’është i vetëdijshëm për dëmin, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

    “As kryeministri Kurti nuk është i vetëdijshëm se ku është ka e futur Republikën e Kosovës në 10, 20 apo 30 vitet e ardhshme. Konkretisht në pjesën që ndërlidhet me Asociacionin”, deklaroi Zemaj në intervistë për Klan Kosova.

    “Por, tash mënyra selektive e interpretimit te vetmenaxhimi, shqetësimi jonë është që po kalojmë të një autonomi për serbët në Kosovë”, tha tutje.

    BE-ja insiston në nënshkrimin e Marrëveshjes dhe planit të zbatimit

    Sipas Zemajt, kryeministri Kurti ka mbetur i vetëm në negociata për dialogun shkaku i mostransparencës.

    “Tash e kemi një kryeministër të vetëm në negociata sepse në të kaluarën ka pasur një harmoni që të shkojë një grup më i zgjeruar dhe të negociojë. Dy vjet ne nuk e kemi ditur se cila është transparenca rreth dialogut dhe tash si bumerang i kemi pikat e kësaj marrëveshjeje”.

    Ai tha se neni 7 i marrëveshjes është 700 herë më i keq se të gjitha marrëveshjet paraprake.

    “Neni 7, është 700 herë më i keq sesa të gjitha marrëveshjet që në pika të veçanta nuk kanë qenë aq të kënaqshme për Republikën e Kosovës dhe qytetarët tanë”, tha Zemaj.

    Në anën tjetër, gjatë raportimit në Kuvendin e Kosovës, kryeministri Albin Kurti tregoi se çka përmban neni 7 i marrëveshjes, i cili është edhe më i diskutuari.

    Kurti tha se në këtë nen të propozimit flitet për komunitetin serb dhe jo për komunat me shumicë serbe, respektivisht Asociacionin.

    “Ne nenin 7 flitet për komunitetin serb. Pra komuniteti serb nuk janë komunat me shumicë serbe. Janë dy gjera të ndryshme. Komuniteti serb ekziston edhe në planin e Ahtisarit edhe në Kushtetutë. Marrëveshja parasheh që të drejtat e komunitetit serb duhet hartuar në përputhje me të drejtat e Këshillit të Evropës”, deklaroi Kurti në seancën plenare. /Reporteri.net/.

    Kurti sqaron nenin 7 të Marrëveshjes: Flet për komunitetin serb, jo për komunat me shumicë serbe

    “Neni 10 problematik në propozimin evropian”, krejt çka tha Kurti sot në Kuvend

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!