
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për mosvotimin e Projektligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zemaj ka thënë se janë nën presion nga bizneset pasi që mosmiratimi i Projektligjit po e rrezikon mbijetesën e tyre dhe mirëqenien e qytetarëve, shkruan Reporteri.net.
Zemaj ka bërë të ditur se përderisa shtetet evropiane po ballafaqohen me përhapjen e shpejtë të coronavirusit dhe po raportojnë numër të lartë të rasteve të reja, Kosova po përgatitet për çdo skenar.
Ai njoftoi se në ditët e ardhshme do bëhet gati ‘Spitali për COVID-19″, në Prishtinë si dhe po komunikojnë me COVAX/OBSH për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër COVID-19.
Ky është postimi i tij i plotë:
Përderisa shtetet evropiane po ballafaqohen me përhapjen e shpejtë të virusit dhe raportojnë numër të lartë të infeksioneve me Sars Covid-19, ne po përgatitemi për çdo skenar.
Ministria e Shëndetësisë, ditëve në vijim do ta bëjë gati “Spitalin për Covid-19”, me 500 shtretër në Prishtinë.
Po komunikojmë me COVAX/OBSH për sigurimin e vaksinës së mundshme kundër Covid-19, si dhe po bëjnë veprimet e nevojshme në pajtim me situatën.
Ne jemi nën presion edhe nga bizneset si pasojë e mos votimit të “Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike” e që po na vështërson përpjekjen tonë kundër virusit.
Mos miratimi i Projektligjit po rrezikon mbijetesën e shumë bizneseve dhe mirëqenien e qytetarëve.
Është shqetësuese dhe për keqardhje, sepse po ndodh, për shkak të tekeve të disa deputetëve.
Në parandalimin e përhapjes së virusit duhet kujdes, shumë KUJDES! Kërkohet respektim i masave parandaluese!
Vendosni maskën!
Mbani higjienën!
Respektoni distancën!
Përderisa shtetet evropiane po ballafaqohen me përhapjen e shpejtë të virusit dhe raportojnë numër të lartë të…
Publiée par Armend Zemaj sur Dimanche 20 septembre 2020
/Reporteri.net