Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka folur në lidhur me masat e vëna për parandalimin e transmetimit të coronavirusit për këtë vikend.
Zemaj, nëpërmjet një bisede telefonike, në ‘Kanal 10’ ka thënë se masat e marra duhet të shërbejnë për vetëdijesim.
”Këto 2-3 ditë duhet të na shërbejnë për vetëdijesim, që të mos qëndrojmë të grumbulluar dhe ta mbajnë maskën”, ka deklaruar Zemaj.
Tutje, ai ka sqaruar se përgjatë ditës së nesërme e pasnesërme do të saktësojnë më tutje maskat, duke shenjëzuar se nuk ka pasur koordinim me pikat kufitare lidhur me masat e ndërmarra.
“Në rast se kapet ndonjë veturë me targa 01 në ndonjë pikë kufitare, do duhej që të kthehej pas”, ka thënë Zemaj, duke lënë të kuptohet se nuk ka pasur koordinim.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.