×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj njofton kabinetin qeveritar për manualin për parandalimin e Coronavirusit

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 11:46

    Qeveria në mbledhjen e së hënës ka miratuar  propozim-vendimin për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit të Qeverisë të datës 31 maj.


    Ky vendim parasheh lëvizje të lirë, por nën mbikëqyrje nga institucionet dhe në zbatimin e manualit të ri në parandalimin e  virusit.

    Ky vendim sipas ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj hyn në fuqi me datën 22 qershor.

    Ai kërkoi të rritet përgjegjësia dhe vetëdijesimi për qytetarët dhe institucionet.

    “Ky vendim të hyjë në fuqi me datën 22 qershor që përgatitjet janë më intensive në rritjen e kapaciteteve të inspektimeve”.

    “Sot manuali do t’i shpërndahet gjitha institucionet, atëherë edhe Qeveria të obligoj në përdorimin e tyre”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!