×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj paralajmëron gazetarët: Mos t’iu shoh pa maska në Ministri

    Reporteri
    27 Tetor 2020 | 12:14

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në konferencën e përbashkët me kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti ka paralajmëruar gazetarët që të mos shkojnë pa maska në objektin e Ministrisë së Shëndetësisë, shkruan Reporteri.


    “…Edhe mos t’shoh gazetarë pa maska në Ministrinë e Shëndetësisë”, thotë Zemaj derisa duke qeshur disa prej tyre ia kthejnë se nuk janë gazetarë por kameramanë.

    Në këtë situatë që u kthye në situatë qesharake u inkuadrua edhe i pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti i cili duke qeshur kontrollon maskën dhe thotë: “Po ma futë naj dënim edhe mua”.

    Ndryshe pas takimit, Ahmeti dhe Zemaj konfirmuan se nuk do të ketë mbyllje të Prishtinës, por paralajmëruan kontrolle të rrepta për ata që nuk respektojnë masat./Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2024. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!