×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj paralajmëron qytetarët: Nëse nuk i respektoni masat, do të veprojmë me forcën e ligjit

    Reporteri
    30 Qershor 2020 | 10:16

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se do të veprojnë me forcën e ligjit për ata që nuk i respektojnë masat ndaj coronavirusit.


    Ai thotë se çdo shkelje e rregullave nga kushdo qoftë që do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve, shkruan Reporteri.net.

    Postimi i tij:

    Do të veprojmë me forcën e ligjit!

    Inspektorët sanitar të Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës (AUVK) dhe Inspektorët Komunal do të veprojnë me forcën e ligjit kundër atyre që nuk respektojnë masat parandaluese dhe rregullat kundër Covid-19.

    Rekomandimet parandaluese për Covid-19 të IKSHPK përfshijnë 22 masa të veçanta, që patjetër duhet të respektohen.

    Pikërëndesë kryesore është se BARTJA E MASKAVE TË JETË OBLIGATIVE.

    Masa të tjera të veçanta që parashihen janë edhe: distanca fizike, dezinfektimi, ajrosja e lokaleve, higjiena, dhe masa të tjera të detajuara për punonjësit, zyrat, institucionet dhe bizneset.

    Inspektorët përkatës në terren çdo ditë do të zbatojnë Ligjin për Inspektoratin dhe Ligjin për parandalimin e sëmundjeve ngjitëse dhe do të merren masa përgjegjëse në rast të mos zbatimit eventual të rekomandimeve të Institutit Kombëtar.

    Çdo shkelje e rregullave nga kushdo qoftë që do të konsiderohet rrezikim i shëndetit dhe jetës së të tjerëve.

    Dhe do të merr përgjigjen ligjore.

    https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3170579549655570

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!