×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj paralajmëron shtrëngim të masave në dy faza ditore, përfshirë edhe gastronominë

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 13:12

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka paralajmëruar shtrëngim të masave pas rritjes së numrit të rasteve me Covid-19.


    Ai tha se këto masa do të jenë në dy faza ditore duke përfshirë edhe sektorin e gastronomisë.

    Zemaj këto deklarata i ka bërë pas vizitës në burgun e Lipjanit, raporton EO.

    Ai tha se menaxhimi sa i përket situatës me covid është e mirë dhe në burgun e Lipjanit nuk ka të infektuar pozitiv me Coronavirus.

    “Ne poashtu do ti furnizojmë të burgosurat me barna dhe shërbime të tjera. Ai foli edhe sa i përket masave dhe tha se do të ketë shtrëngim të masave në dy faza ditore, edhe sa i përket gastronomisë”, tha Zemaj.

    Ministri Zemaj theksoi se mbyllja e tërësishme është opsioni i fundit andaj të gjithë qytetarët obligohet të respektojnë masat.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!