Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se ardhja e 4 mijë e 680 vaksinave të Pfizer, është lajm i mirë.
Kështu u shpreh ai nëpërmjet një postimi në Facebook, gjersa shtoi se Austria përveç këshillimeve që i kemi pasur na shtriu dorën me vaksina, ashtu si gjatë historisë.
Zemaj tutje shtoi se çdo vaksinë është e mirëseardhur.
“Gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, në takim me ministrin federal të Shëndetësisë, z. Rudolf Anschober, pata theksuar se miqësia e popullit austriak për popullin tonë është vlerë e veçantë”.
“Faleminderit Ambasador, z. Christoph Weidinger dhe ish minister, z. Rudolf Anschober. Faleminderit znj. Ursula von der Leyen dhe komisionerit z. Olivér Várhelyi. Miku njihet në ditë të vështira”, tha ai.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.