Ish-ministri i Shëndetësisë, njëherësh deputeti i LDK-së, Armend Zemaj ka folur për lehtësimin e masave anti-Covid nga qeveria e kaluar dhe kritikat që kishte marrë pas këtij vendimi.
Zemaj po ashtu tha se ua kishte mundësuar bashkatdhetarëve të vinin në Kosovë për t’i vizituar familjet e tyre pas gati një viti sa ishin të mbyllur.
“A e di kush i kundërshton këto masa, kur thonë jo i liruat masat? Këta që po jetojnë jashtë vendit. Që në vendet e tyre ishin të izoluar, ju krijuam mundësi diasporës të vijë dhe t’i vizitoj familjet e tyre se pothuajse për një vit ishin të mbyllyr në vendet e tyre.”
“Tash ka deklarime të shumta nga ana e tyre, ju i liruat masat, ju punuat keq. Ulet atje para internetit, tërë ditën është mbyllë në vendin ku jeton, e shanë qeverinë e kaluar, i ka fituar ky hiptontizuesi i vetë dhe i duket gjithçka mbarë”, tha Zemaj në T7.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.