×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj për vdekjet në Infektivë: Ditëve në vijim dalim me veprime konkrete, secili do të marrë përgjegjësinë që i takon

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 13:28

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka folur për vdekjet e fundit në QKUK të pacientëve që ishin të prekur me Coronavirus.


    Zemaj ka hënë se ai ka marrë raport preliminar, po ende jo raport të detajizuar për këto vdekje, shkruan Reporteri.

    Ai ka thënë se qytetarët e sidomos familjet e të prekurve kanë të drejtë ta dinë se çka ka ndodhur me të afërmit e tyre, për çka ka paralajmëruar se do të ipet përgjegjësi.

    “Kemi pasur disa vdekje në infektivë ditëve të fundit. Qytetarët kanë të drejtë të mësojnë se çfarë ka ndodhur me të afërmit e tyre. Kemi obligim të ndërtojmë një sistem shëndetësor funksional. Shkarkimi i drejtorit Basri Sejdiu është vendim për t’u përshëndetur dhe duhet të përcillet me vendime konkrete për përgjegjësi. Secili do t’i bartë përgjegjësitë që i takojnë dhe në ditët në vazhdim do të bëjmë publike edhe veprime të tjera konkrete. Si ministër kam kërkuar raport nga të gjitha hallkat përgjegjëse. Edhe në fjalinë time ju tregova se kam pranuar edhe raportet preliminare por do të pranoj edhe raporte të detajizuara duke mos harruar edhe bashkëpunimin me oragnet e drejtësisë”, u shpreh Zemaj.

    Zemaj, po ashtu tha se të gjithë të vdekurit nga COVID-19 në Kosovë kanë pasur sëmundje të rënda shoqëruese. /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!