×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj prezanton “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19”, udhëzime edhe për votime

    Reporteri
    15 Qershor 2020 | 13:36

    Ministria e Shëndetësisë ka publikuar “Manualin për mbrojtjen nga përhapja e virusit COVID-19”, transmeton Reporteri.net.


    Në një konferencë për media ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se se kz manual ka për qëllim mbrojtjen e qytetarëve nga përhapja e virusit COVID-19.

    “Manuali i përgatitur është një dokument dinamik i cili do të përditësohet varësisht nga situata epidemiologjike dhe vlerësimi i gjendjes në terren”, tha Zemaj

    Sipas tij manuali përmban udhëzues nga fusha të ndryshme të cilat  janë analizuar nga profesionistët shëndetësor të IShKPK.

    “Ky manual është përgatitur në bazë të njohurive ekzistuese për Coronavirusin dhe duke shfrytëzuar udhëzimet e OBSh-së, dhe si SDS. Ky manual mund të parandalojë rrezikun e ekspozimit ndaj COVID019 dhe përmban udhëzime se sit ë sillemi në vendet e punës, në qendra tregtare, në gastronomi, pasagjerë, udhëtimet zyrtare dhe grupet e tjera të ndryshme, udhëzime për për vendvotime dhe shumë udhëzime për qytetarët dhe veprimtaritë e liruara dhe ato që do të lirohen në të ardhmen”, tha ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!