×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Qeveria Kurti dhe “Mindil Vitia” s’kanë as plan dhe as zgjidhje për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve

    Reporteri
    17 Gusht 2021 | 14:08

    Ish-ministri i Shëndetësisë dhe deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë Kurti për procesin e vaksinimit kundër COVID-19.


    Zemaj në një postim në Facebook tha se kjo është e tmerrueshme, gjersa shtoi se “Qeveria Kurti dhe “Mindil Vitia” s’kanë as plan dhe as zgjidhje për ruajtjen e shëndetit të qytetarëve dhe jetës së tyre”.

    “Kjo Qeveri ka hall tjetër, luksin e zyrave të qeverisë, agjendën populliste për vota dhe fushatën zgjedhore. Normal, edhe po bëjnë “praktikë”, me pushtet dhe me shëndet”, shkroi ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!