×
  • Lajme
  • -->
    Lajme / Deputeti i LDK-së

    Zemaj: Qytetarët e kanë obligim t’ia përmendin Kurtit aferat korruptive

    Reporteri
    07 Qershor 2025 | 11:05

    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka thënë sot se Lëvizja Vetëvendosje duhet të hap rrugë, ose të krijojë mundësi të reja për formim të institucioneve.

    I pyetur lidhur me deklaratën e Albin Kurtit se deputetët po i marrin pagat përkundër që nuk po konstituohet Kuvendi, Zemaj ka thënë se qytetarët e kanë për obligim me ja përmend kryeministrit në detyrë varfërinë e korrupsionin, shkruan Reporteri.net.

    “Nuk kemi ndonjë indikacion që LVV ka bërë ndonjë marrëveshje, si parti e parë. Përndryshe, çka po ndodh me Kuvendin është e tepërt. Ata ose duhet të hapin rrugë ose të mos vazhdojnë me ngërçin”.

    “Qyetarët e kanë obligim me ia përmend varfërinë e shtuar, aferat korruptive besa edhe elementet të bashkëpunimit me krimin e organizum”, tha Zemaj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    -->
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!