×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj flet pas raportimit të Bloomberg që e renditi Kosovën të parën në botë për kah numri i vdekjeve nga COVID-19

    Reporteri
    30 Gusht 2020 | 22:06

    Artikulli i “Bloomberg” që e renditi Kosovën të parën në listën e shteteve me më së shumti vdekje nga Pandemia Covid-19 është një padrejtësi dhe aspak e saktë për ministrin e Shëndetësisë Armend Zemaj.


    “Kemi 12 mijë e 800 të infektuar, 76% janë të shëruar tashmë dhe janë rreth 3 mijë raste akitive. Në qendrat dhe spitalet tona kemi të shtruar rreth 550 pacientë, 3.5% kanë përfunduar me fatalitet. Jemi ndër vendet më të mira për nga numri i vdekshmërisë.

    Ka javë të caktuara sikur ishin disa javë të përparshme, njëra ndër javët ishte më e keqja për ne… dhe kjo ndoshta ishte interpretuar në këtë formë e cila mendoj se ishte e padrejtë” – ka deklaruar ministri Zemaj për Indeks-Intervistë me gazetarin Kreshnik Berisha.

    Zemaj ka theksuar se “statistikat janë javore dhe jo për tërë gjendjen e Pandemisë në vend. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!