×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Situata epidemiologjike aktualisht është e qëndrueshme

    Reporteri
    15 Shtator 2020 | 21:12

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka theksuar se situata epidemiologjike në vendin tonë është e qëndrueshme.


    Zemaj ka njoftuar se sot është takuar me drejtorin e IKSHPK-së, Prof. Dr Naser Ramadani, me kryesuesin e bordit këshillëdhënës Prof. Dr Lul Raka, Dr. Visar Berisha nga zyra e kryeministrit për të diskutuar për hapat e ardhshëm që duhet t’i ndërmarrin pas hapjes së shkollave.

    “Lufta me Covid vazhdon të jetë një prioritet i punëve tona të përditshme, por asesi kjo nuk nënkupton që duhet lënë anash projektet dhe punët tjera që kam parashikuar në mandatin tim e që kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit shëndetësor publik si të qëndrueshëm, modern dhe funksional”, tha ai.

    Postimi i plotë:

    Tash për tash, situata epidemiologjike në vendin tonë është e qëndrueshme, por puna duhet të vazhdoj dhe asesi nuk duhet të relaksohemi.

    Në takim pune që zhvillove gjatë pasdites se sotme me drejtorin e IKSHPK-së, Prof. Dr Naser Ramadani, me kryesuesin e bordit këshillëdhënës Prof. Dr Lul Raka, Dr. Visar Berisha nga zyra e kryeministrit si dhe me bashkëpunëtorët e tjerë analizuam situatën me Covid 19 dhe hapat që duhet t’i ndëmarim në ditët në vijim sa i përket masave të reja.

    Theksoj përsëri që tashmë kur kemi hapjen e shumicës së shkollave në nivel vendi është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi i të gjithë qytetarëve për parandalimin e përhapjes së Covid 19.

    Lufta me Covid vazhdon të jetë një prioritet i punëve tona të përditshme, por asesi kjo nuk nënkupton që duhet lënë anash projektet dhe punët tjera që kam parashikuar në mandatin tim e që kanë të bëjnë me rregullimin e sistemit shëndetësor publik si të qëndrueshëm, modern dhe funksional.

    Ministria e Shëndetësisë në përgjithësi dhe unë si ministër në veçanti do të jemi të përkushtuar ta ruajm shëndetim publik para se gjithash.

    Bashkë mund t’ia dalim!

    Vendose maskën!

    Mbaje higjienën!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!