×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj: Testet për Covid-19 të kryera në IKSHPK janë cilësore dhe të besueshme

    Reporteri
    07 Dhjetor 2020 | 21:38

    Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj thotë se testet për Covid-19 të kryera në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës janë cilësore dhe të besueshme. 


    Ai përmes një shkrimi në Facebook, ka përmendur dy kontrolle të organizuara nga OBSH.

    Njoftimi i plotë i Zemajt:

    Konfirmohet cilësia maksimale dhe besueshmëria e plotë e testeve të kryera në IKShPK

    IKSHPK, Departamenti i Mikrobiologjisë, këtë vit mori pjesë në tri kontrolle të jashtme të kualitetit për testimin molekular me Rt PCR, dy për Sars-CoV-2 dhe një për Influencën. Dy kontrolle janë organizuar nga OBSH-ja dhe një nga Instituti “Pastuer” në Paris (përmes projektit MedilabSecure dhe QCMD – Quality Control for Molecular Diagnostics, në Skoci).

    Në EQA 1 (external quality assessment) për detektim të Sars-CoV-2 me Real Time PCR, të organizuar nga OBSH-ja në prill 2020, pesë mostrat e dërguara ishin të detektuara 100% saktë;

    Në EQA 2, të organizuar nga OBSH-ja për detektim të Influencës me Real Time PCR, në qershor 2020, të gjitha 10 mostrat ishin detektuar dhe subtipizuar në mënyrë të saktë;

    Në EQA 3, të organizuar nga QCMD për detektim të Sars-CoV-2 me Real Time PCR, përmes projektit Medilab Secure të Institutit “Paster”, në shtator 2020, nga 8 mostrat të dërguara, 100% ishin detektuar në mënyrë të saktë.

    Raportet e tri paneleve të kontrollit të jashtëm të kualitetit janë dëshmi e këtyre konstatimeve dhe besueshmërinë e IKShPK dhe punonjësve tanë.

    Për këto rezultate të kualitetit maksimal, meritor janë mikrobiologët si dhe laborantët në Departamentin e Mikrobiologjisë në IKShPK të cilët me përkushtim maksimal janë duke zbatuar profesionalizëm të plotë nga fillimi i pandemisë me Covid 19.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!