Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se hapja ka ndodhur në kohën e ministrit Arben Vitia, shkruan Reporteri.
Ai ka shpjeguar se krejt këto vendime ishin marrë para se të votohej Qeveria e Avdullah Hotit.
“Ministri do të angazhohet që të mos ketë rikthim të masave, ashtu siç kanë qenë në izolim total”, ka thënë ai në Debat Plus. Zemaj tha se nuk është as pro gjendjes së jashtëzakonshme, pasi tha se edhe ekonomia por edhe shëndeti mendor i qytetarëve janë të rëndësishëm që të ruhen.
Ministri Zemaj ka thënë se në ditët në vazhdim do të tregojnë për kontrollet që do të ndërmarrin, në bashkëpunim me ekspertët shëndetësor./Reporteri
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.