×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj thotë se nuk dorëhiqet: Nuk jap përgjegjësi nëse dikush ka kryer akt kriminal

    Reporteri
    07 Korrik 2020 | 9:12

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se nuk ka mund të japë përgjegjësi për defekte teknike apo gabime njerëzore në vdekjet e dyshimta në QKUK.


    Zemaj ka deklaruar se do të ketë “hetim mbi hetim” për ngjarjen e ndodhur të dielën pas mesnate, ku katër pacientë ndërruan jetë në mënyrë të dyshimtë.

    “Nuk mund të jap përgjegjësi nëse dikush ka kryer akt kriminal. Mund të jap përgjegjësi nëse nuk do të kishte pasur oksigjen, staf mjekësor apo pajisje mjekësore”, u shpreh ndër të tjera Zemaj.

    “Mjeku që ka qenë në ndërrim ka thirrur i shqetësuar policinë. Ndoshta mendoj se më mirë do të ishte të kontakte menxhmentin njëherë. Mjeku mund të jetë vetë i dyshimtë”, shtoi tutje ministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!