×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj thotë se u shantazhua nga inspektorët shëndetësorë

    Reporteri
    19 Tetor 2020 | 16:34

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se u shantazhua nga inspektorët shëndetësorë, me të cilët u raportua se sot pati edhe një incident.


    Për këtë arsye, ai ka kërkuar nga ushtruesja e detyrës së kryeninspektores shëndetësore, Nora Krasniqi, që të iniciojë procedurë disiplinore nën pretendimet për “ndërhyrje dhe shantazh ndaj ministrit të Shëndetësisë në kabinetin e ministrit”, ndaj inspektorëve dr.Nystret Kuleta dhe dr.Bashkim Vatovci, shkruan Reporteri.net.

    Në kërkesë thuhet se bazuar në denoncimin e kabinetit të ministrit Zemaj, ekziston dyshimi i bazuar se Kuleta dhe Vatovci kanë bërë shkelje të rëndë të obligimeve dhe përgjegjësive të punës me ndërhyrjen dhe shantazhimin në Kabinetin e ministrit të Shëndetësisë.

    Gjatë ditës është raportuar se ministri Zemaj ka nxjerr nga zyra e tij dy inspektorët.

    Por një gjë të tillë e ka mohuar Ministria e Shëndetësisë, të cilët përmes një komunikate për medie thanë se dy inspektorët kanë hyrë në kabinetin e Zemajt, porse nuk janë pranuar në takim për shkak, siç thuhet, agjendës së ngarkuar të ministrit.

    Dokumenti i plotë:

    /Reporteri.net

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!