×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj uron qytetarët për Vitin e Ri: Festoni në familje

    Reporteri
    31 Dhjetor 2020 | 18:20

    Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka uruar qytetarët me rastin e festës së Vitit të Ri.


    Ai ka kërkuar nga ta që të festojnë në familje.

    “Të gjithë ju që bashkë me mua dhe Ministrinë e Shëndetësisë, me përkushtim u përballem me pandeminë për muaj të tërë, ju falënderoj nga zemra për bashkëpunimin. Sonte, në natën e ndërrimit të motmoteve, ju dëshiroj gjithë të mirat juve dhe familjeve Tuaja, njëherësh ju bëj thirrje të festoni në familje dhe të shmangni shkaqet dhe pasojat e infeksionit”, është shprehur Zemaj.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!