Deputeti Armend Zemaj ka terguar për incidentin e parë mes ushtarëve të Tahir Zemaj dhe atyre që ishin nën komandën e tash kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj.
Incidenti sipas depuetit të LDK-së, kishte ndodhur një ditë para Betejës së Loxhës.
“4/5 Ushtarë të njësisë së brigadës 134 kanë qenë duke shkuar në Shqipëri për të pritur armatime në zonën kur ishin Rrustem Berisha dhe Adem Ramadani. Janë ndalë në fshatin Irzniq ka ushtarë të Ramush Haradinaj dhe janë dërgu në Gllogjan të Deçanit. Aty janë maltretu, njëri prej tyre është plagos. Turp është sot me tregu se si janë maltretu ushtarët. Ata janë lënë të zhveshur duke vrapuar para një makine”, tha Zemaj në T7.
Zemaj tregon se pas këtij incidenti Haradinaj ka kërkuar falje dhe prej aty kanë filluar fërkimet që kanë vazhduar pas Betejës së Loxhës./Reporteri.net/.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.