Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar respektimin e masave të Qeverisë për parandalimin e përhapjes së virusit në mënyrë që t’i hapet rrugë hapjes së shkollave në shtator.
Ai gjatë një vizite në Malishevë tha se ka ofruar mbështetje për këtë komunë jo vetëm në menaxhimin e pandemisë, por edhe në avancimin e shërbimeve shëndetësore.
“Kërkoj nga qytetarët e Malishevës që t’i respektojnë masat e Qeverisë dhe ato masa janë shumë të lehta që të kalojmë pandeminë sa më lehtë dhe ta luftojmë bashkë, duke i mbajtur maskat, distancën fizike dhe higjienën personale dhe kolektive. Këto janë masat më të mira dhe më të lehta që do të na ndihmonin neve e po ashtu do ta ruanin edhe vetveten dhe familjet e tyre. Po ashtu, edhe do të na hapnin perspektivën e hapjes së kontrolluar që të hyjmë në fazën e vjeshtës dhe të vitit të ri shkollor më të sigurt dhe më të gatshëm që të përballemi me pandeminë COVID-19”, tha Zemaj.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.