×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj viziton Gjilanin, thotë se shifrat me COVID-19 janë alarmante

    Reporteri
    24 Nëntor 2020 | 14:02

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në vizitën e tij në komunën e Gjilanit, ku është pritur nga kryetari Lutfi Haziri ka thënë se fatmirësisht këtë javë kemi një stabilitet sa i përket rasteve me coronavirus e kjo vie si rezultat i zbatimit të masave antiCOVID-19.


    Pavarësisht kësaj, Zemaj shtoi se shifrat vazhdojnë të mbesin alarmante.

    “Numrat janë alarmante, dhe për ta ndryshuar gjendjen duhet ta ndryshojmë sjelljen. Qeveria dhe MSH-ja po bënë gjithqka që është e mundur për t’i bërë ballë kësaj pandemie”, ka thënë Zemaj.

    Ai ka shtuar se nëse ne vazhdojmë dhe ngritim ritmin e disiplinës dhe kujdesit, ja shkurtojmë këmbët virusit.

    “Në këtë mënyrë e heqim stër ngarkesën prej spitaleve tona dhe i kthehemi jetës normale”, u shpreh Zemaj.

    Ai shtoi se Komuna e Gjilanit është në mesin e komunave në zonë të kuqe, por pavarësisht kësaj Zemaj porositi qytetarët që të vazhdojnë në respektimin e masave.

    “Të gjithë duhet të bëhemi bashkë kundër këtij virusi”, u shpreh ministri.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!