×
  • Lajme
  • Lajme

    Zemaj viziton klinikat e QKUK-së: Janë të mbushura me pacientë

    Reporteri
    21 Nëntor 2020 | 16:52

    Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bashkë me U.D e Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Saudin Maliqi, kanë vizitiuar klinikat e Qendrës Klinike Universitare për të parë gjendjen me COVID-19.


    Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Zemaj ka bërë të ditur që klinikat dhe spitalet janë të mbushura me pacientë dhe personeli shëndetësor është tejet i angazhuar, shkruan Reporteri.net.

    Ai ka kërkuar nga stafi mjekësor që pacientët të kenë trajtimin e duhur, të mos ketë mungesa të hapësirave, barnave esenciale e protokolleve, oksigjenit dhe #o gjë tjetër për trajtimin efikas të pacientëve.

    Kujtojmë që javët  e fundit ka pasur rritje të numrit të rasteve të reja.

    Vetëm në 24 orët e fundit 19 pacientë kanë humbur jetën, teksa janë konfirmuar 711 raste të reja me coronavirus.

    Postimi i plotë i Zemajt:

    Së bashku me U.D. Drejtor i ShSKUK-së, dr. Saudin Maliqin, vizituam klinikat e QKUK-së për të parë gjendjen sa i përket hapësirave dhe situatës me barna për trajtim të pacientëve me Covid 19. Personeli shëndetësor, në çdo klinikë dhe spital, përkundër lodhjes dhe ngarkesave, janë në krye të detyrës.

    Kërkova që pacientët të kenë trajtimin e duhur, të mos ketë mungesa, as të hapësirave, as barnat e Listës esenciale dhe atyre të protokolleve, oksigjeni dhe çdo gjë tjetër për trajtimin efikas të pacientëve.

    Klinikat dhe spitalet janë të mbushura, personeli shëndetësor është tejet i angazhuar, por jeta e qytetarëve tanë është më e vlefshme se çdo gjë tjetër. Të gjithë së bashku duke ruajtur njeri-tjetrin, ruajmë familjet tona, sistemin shëndetësor dhe Republikën e Kosovës.

    Bashkë ia dalim!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!