Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka vizituar Klinikën Infektive në QKUK.
Nga aty ai u ka bërë thirrje qytetarëe për kujdes dhe respektim të rekomandimeve të IKSHPK’së me qëllim të parandalimit të përhapjes së Covid-19.
“Të gjithë, në një vijë të përbashkët, dje ,sonte e neser, duke i respektuar të gjitha masat dhe vendimet, arrijmë sukses. Ruaje veten nga virusi, ashtu e ruan familjen dhe shtetin”, shkroi Zemaj në Facebook.
Shkrimi i plotë i Zemajt në Facebook:
24 orë në ditë, 7 ditë të javës, tash e nëntë muaj, Klinika Infektive është epiqendra e pacientëve të infektuar me Covid 19.
Ekipi i mjekëve dhe personeli shëndetësor, me drejtoreshën, Dr. Lindita Ajvazi Berisha në krye, edhe pse me numrin e madh të pacientëve, asnjëherë nuk u dorëzuan.
Stafin dhe punonjësit e Klinikës Infektive i falënderoj dhe siguroj që po bëjmë të pamundurën që të infektuarve të hospitalizuar me Covid 19, mos t’u mungojë asgjë.
Të gjithë, në një vijë të përbashkët, dje ,sonte e neser, duke i respektuar të gjitha masat dhe vendimet, arrijmë sukses.
Ruaje veten nga virusi, ashtu e ruan familjen dhe shtetin.
Barte maskën!
Ruaje distancën!
Mbaje higjienën!