×
  • Lajme
  • Lajme

    “Zemrën ma ke kallë”, dedikimi prekës i vëllait të të riut që u vra sot në Viti

    Reporteri
    13 Korrik 2021 | 16:48

    Vitia është tronditur sot nga vrasja e një të riu. Vrasja ka ndodhur paraditen e sotme në qytetin e Vitisë, përballë shkollës së mesme.


    Viktima është A. Rama dhe se raportohet se jetonte në Zvicër dhe para pak ditësh kishte ardhur në Kosovë dhe se motivi i përleshjes që çoi në vrasjen e A.Ramës ishte një problem i mëhershëm në Zvicër, shkruan Reporteri.net.

    Tronditës ka qenë lajmi edhe për familjarët e tij.  Vëllezërit e viktimës e ka kanë përkujtuar në Facebook me fjalë shumë të ndjera.

    Drilon Rama, njëri nga vëllezërit e të vrarit ka shkruar një dedikim shumë prekës.

    “Vllau jem ma ke kallë zemrën. Zoti të shpërbleftë me xhehnet”, ka shkruar ai.
    I vëlla i të vrarit ka shkruar një dedikim prekës pas vrasjes së tij.

    Edhe vëllai tjetër Egzoni ka shprehur dhimbjen për humbjen e tij.

    “Ike nga kjo botë për të mos u kthyer më vëllau jonë. I lehtë qoftë dheu për për ty”, ka shkruar ai.

    Kujtojmë, që nga kjo ngjarje kanë mbetur edhe dy të plagosur, ndërsa i dyshuari është arrestuar.

    Dy të tjerët të lënduar po trajtohen nga ekipet mjekësore, njëri në Spitalin e Gjilanit që ka plagë më të rëndë kurse tjetri në Emergjencën e Vitisë.

    Rastin për Reporterin, e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!