×
  • Lajme
  • Lajme

    Zënkë mes stjuardesës e udhëtarit, anulohet fluturimi Prishtinë-Shtutgart

    Reporteri
    10 Qershor 2019 | 20:39

    Për shkak të një konflikti mes një stjuardese e një udhëtari fluturimi Prishtinë-Shtutgart u anulua.

    Fluturimi nga Prishtina për në Shtutgart të Gjermanisë ishte planifikuar të ndodhte pasditen e së dielës.

    Ani pse gjithçka ishte gati dhe udhëtarët hipën në aeroplan, pasi u nis, aeroplane u kthye mprasht.

    Kjo për shkak të një konflikti mes një stjuardese dhe një udhëtari.

    Edhe në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, e konfirmojnë anulimin e fluturimit.E në kompaninë e cila kishte organizuar fluturimin, nuk japin detaje për arsyen e anulimit të fluturimit në fjalë.

    Realizimi i këtij fluturimi ndodhi tek të hënën paradite.

    Sipas të dhënave në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ‘’Adem Jashari’’, kompania kreu fluturimin pas orës 10:00 të hënën.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!