×
  • Lajme
  • Lajme / Foto

    “Zëri i së vërtetës për kombin tonë”, Kurti i uron ambasadorit Walker ditëlindjen e 90-të

    Reporteri
    01 Qershor 2025 | 21:53

    Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar ditëlindjen e 90-të të Ambasadorit William Walker, e cila u mbajt në qytetin e Pejës.

    sAi onte mori pjesë në ngjarjen e organizuar me rastin e kremtimit e ditëlindjes së Walker që u mbajtë në Pejë.

    Kurti tha se është nder dhe kënaqësi të jemi sonte bashkë, për hir të Ambasadorit William Walker.

    “Walker ishte dhe është zëri i së vërtetës për kombin tonë, për shtetin tonë, në çdo situatë e jo vetëm në atë ditë vendimtare të 15 janarit të vitit 1999; kur iu kundërvu fuqishëm propagandës së Serbisë, duke thënë që në Reçak ka ndodhur krime kundër njerëzimit dhe ai ishte momenti kur u ndërgjegjësua, e u vetëdijesua edhe diplomacia ndërkombëtare edhe opinioni publik botëror dhe vendimtar për atë që pasoi — ndërhyrja e NATO-s për ta ndaluar gjenocidin e Serbisë dhe çlirimin e Kosovës”, u shpreh kryeministri.

    Ai i uroi ambasadorit Walker shumë dashuri dhe lumturi nëpër shumë dekada, dhe e falënderoi për gjithçka që ka bërë për vendin dhe popullin tonë dhe që vazhdon të kthehet e ta vizitojë Kosovën tonë të dashur, ka lëshuar komunikatë zyra e kryeministrit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!