×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendëskryeministri Abazi bën sulme ndaj LDK-së duke përdorur fotografitë e figurave të vrara

    Reporteri
    24 Mars 2020 | 21:48

    Zëvendëskryeministri Haki Abazi thotë se me kërkesën për mocion mosbesimi ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, Lidhja Demokratike e Kosovës po i bashkohet kapjes së shtetit.


    Nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, Abazi, një ditë para seancës së Kuvendit ku rend i ditës është votimi për mosbesim ndaj qeverisë, ka publikuar fotot e anëtarëve të vrarë të LDK’së.

    Ai thotë se votuesit e Kosovës nuk kanë votuar për vazhdimin e kapjes së shtetit, gjë për të cilën ai akuzon LDK’në që po e bën në bashkëpunim me presidentin Hashim Thaçi.

    Ndryshe, LDK kërkoi mocion mosbesimi ndaj qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, pasi ky i fundit shkarkoi ministrin e Punëve të Brendshme që vinte nga radhët e LDK’së, Agim Veliu.

    Shkrimi i plotë i Abazit në Facebook:

    Gjithëmonë kam shtruar pyetje pse as edhe një rast i vetëm i të vrarëve të LDK për 20 vite nuk është gjetur, as edhe një hetim nuk është bërë. Tani në fakt e kam kuptuar pse dhe në dorë të kujt ka mbetur LDK. Nesër LDK e mbetur i bashkohet Thaçit dhe PDK kundër interesit të vendit dhe për vazhdimin e kapjes së shtetit. Për cilin opcion kanë votuar votuesit? Jo për vazhdimin e kapjes sigurisht!

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!