Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka folur rreth takimit të sotëm në Paris, në mes të kryeministrit Avdullah Hoti dhe presidentit francez Emmanuel Macron.
Selmanaj në emisionin Pressing në T7, tha se Franca vazhdon të ketë hezitime për liberalizimin e vizave.
Franca nuk do e bllokojë liberalizimin e Kosovës, por vazhdon të ketë hezitime. Lajmin e dha zëvendëskryeministri Driton Selmanaj.
“Shteti francez ka ende dilema për shkak të eksperiencës së disa vendeve të Ballkanit. Për fatin e keq ka akoma, dilema hezitime. Nuk ka qasje bllokuese por vazhdon të ketë hezitime”, tha Selmanaj.
Ndërkohë, takimin në përgjithësi e ka quajtur ‘konstruktiv dhe miqësor’.
“Ne erdhëm dhe hapëm shumë tema me Macron. Biseduam për sfidat që ka Kosova aktualisht, si lufta kundër Covid-19 si dhe planet për rimëkëmbje ekonomike”, tha ai. /Reporteri.net/
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.