Zv. Kryeministri Besnik Tahiri ka thënë sonte në Debat Plus se do t’i ndalin pagat marramendëse, pasi Ligji për Paga doli antikushtetues.
“Nga java e ardhshme do të bëjmë çmos që të mos marrin paga marramendëse në sektorin publik. Ju konfirmoj edhe juve”, ka thënë Tahiri.
Tutje, ai tha në RTV Dukagjin se është e pakonceptueshme që në sektorin publik të ketë paga 3 deri në 4 mijë euro.
“E paakceptueshme në sektorin publik që dikush të ketë pagë 3 mijë e 4 mijë. Unë do të rri mbrapa procesit deri në fund”, shtoi Tahiri.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.