×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendëskryeministri Tahiri punëtorëve të Telekomit: Me iu shiku në sy, secili jeni më hajn se unë

    Reporteri
    16 Nëntor 2020 | 16:25

    Punëtorët e Telekomit të Kosovës kanë protestuar para Qeverisë së Kosovës pas  bllokimit të llogarive bankare të Postë Telekomit të Kosovës.


    E para tyre ka dalë zëvendëskryeministri Besnik Tahiri, i cili u ka thënë se kësaj teme Qeveria duhet t’i jep zgjedhje.

    Sipas tij, zgjidhja duhet të jepet më së largu nesër. Mirëpo, protestuesit nuk u qetësuan dhe e quajtën hajn.

    Tahiri iu ka përgjigjur protestuesve të cilët i kanë quajtur hajna, duke iu thënë “me iu shiku në sy secili jeni më hajna se unë”.

    Ai pas reagimit të protestuesve ka kërkuar falje, duke thënë se “i vjen keq nëse dikush është ndier i ofenduar”.

    Protesta është shpërndarë ndërkaq punëtorët janë njoftuar që greva do të mbahet në objektin kryesor të Telekomit duke filluar nga sot. Ndërkaq në regjione greva do të nis nesër nga ora 08:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!