×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendëskryeministrja kthen flamurin e Kosovës dhe deklaratën e pavarësisë në zyrë

    Reporteri
    11 Qershor 2020 | 15:27

    Sot në Kuvendin e Kosovës është zhvilluar një debat mjaft i ashpër sa i përket respektimit të simboleve shtetërore nëpër zyra, diskutim ky i nxitur pas raportimeve se Goran Rakiq ka larguar flamurin e Kosovës nga zyra e tij.


    Zëvendëskryeministrja nga radhët e NISMA-s, Albulena Balaj-Halimaj, në fjalën e saj në Kuvend ka treguar se kur ka shkuar në zyrën e saj për të filluar punën si zëvendëse e kryeministrit Hoti, nuk ka gjetur as flamurin e Kosovës e as deklaratën e pavarësisë së Kosovës.

    Ajo ka thënë se në bazë të informacioneve që ka, një zyrë e till ishte shfrytëzuar nga kabineti i Albin Kurtit sa ishte kryeministër.

    Pas gjithë këtij debati është lajmëruar përsëri zv.kryeministrja, e cila ka treguar se tashmë në zyrën e saj janë edhe flamuri i Kosovës dhe deklarata e pavarësisë së Kosovës.

    “Deklarata e pavarësisë sërish aty ku e ka vendin!Mirënjohje të përjetshme të gjithë atyre që dhanë jetën për ta bërë të mundur miratimin e kësaj deklarate!”, ka shkruar.

    https://www.facebook.com/albulena.balajhalimaj.5/posts/2710400732564960

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!