×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendëskryeministrja Balaj: Qeveria Kurti hapi kufirin me Serbinë, kurse me Shqipërinë jo

    Reporteri
    07 Qershor 2020 | 12:32

    Zëvendëskryeministrja e Kosovës nga Nisma Socialdemokrate, Albulena Balaj, në mbledhjen e sotme të qeverisë ka thënë se qeveria duhet t’u kërkojë falje shtetasve të Shqipërisë për mos hapje të kufirit.


    Balaj ka thënë se kufiri me Serbinë nga qeveria Kurti ka qenë i hapur kurse me Shqipërinë jo.

    “Së pari duhet t’u kërkojmë falje qyetarëve të Shqipërisë, pasi kufiri me Kosovën ka qenë I mbyllur nga qeveria e kaluar, ndërkaq me Serbinë kufiri ka qenë i hapur”, ka thënë ajo.

    Ministri i Punës, Skënder Reçica ka thënë në këtë mbledhje se mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të përsëritet.

    “Mbyllja e kufirit mes Kosovës dhe Shqipërisë nuk duhet të përsëritet më”, ka thënë Reçica. /Reporteri.net/

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!