×
  • Lajme
  • Lajme

    Zëvendësministri Berisha: Çitaku shkoi në iftar që Trumpi e shtroi për vendet islamike

    Reporteri
    20 Maj 2019 | 18:48

    Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, kishte shkuar në iftarin që presidenti amerikan Donald Trump e kishte shtruar për vendet islamike.


    Ai ka thënë se ka burime që të ftuar ishin ambasadorët e shteteve islamike dhe s’është dashur të ketë protagonizëm nga Çitaku. Duke komentuar një status të tij në Facebook, Berisha ka thënë se nuk kishte shkruar në pikëpamje fetare, por se kishte të bënte me raportet e institucioneve shtetërore.

    “S’është lexuar saktë. Nuk ka qenë kritikë. Ambasadori, së paku unë s’bëj gabime të tilla, zbaton obligimet nga MPJ-ja. Nëse i thotë MPJ shko, ajo duhet të shkojë. S’guxon të shkojë nëse s’ka instruksione. S’kam pas si ta kritikoj për një veprim sipas instruksioneve. Nëse s’është sipas instruksioneve atëherë është çështje tjetër për çka unë s’kam informata. Unë e kam theksuar dilemën në përfaqësim ose protagonizëm në ngjarje të tilla fetare dhe s’ka të bëjë me fenë”, ka theksuar ai në Express Intervistën në KTV.

    “Protagonizmi ishte në lidhje. Ne nuk jemi as shteti më mysliman, as më katolikë a ortodoks në botë e s’kemi nevojë të bëhemi protagonistët e mëdhenj në ngjarje të tilla. Burimet e mia ishin se ngjarja nuk ishte e variantit të tillë që është paraqitur. S’ishin të gjithë ambasadorët, por ishte për shtetet islamike. S’ka qenë darkë e të gjitha shteteve. S’kam komentuar gabimin, por kam shtruar dilemën e kujdesit të protagonizmit në ngjarje të tilla”, ka shtuar Berisha.

    Berisha ka thënë se ka kërkuar që të ketë më shumë kujdes duke përsëritur se “Kosova s’ka nevojë të jetë protagoniste për këso tema”.

    “Ka mundësi të zhvillohen raportet me SHBA-në në të gjitha rrafshet sepse ne s’jemi fuqi e madhe sikur në kontekstin evropian Gjermania, Italia e në botëror Arabia Saudite dhe Turqia e tjetër gjë është Kosova. Kosova është joproporcionale të jetë protagoniste”, ka përfunduar ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!