Zëvendësministri i Ministrisë së Jashtme të Kosovës, Anton Berisha ka thënë se është informuar nga delegacioni që po qëndron në Berlin, në Samitin ku po diskutohet për Ballkanin Perëndimor, se çështja e korrigjimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë është e përjashtuar edhe me dokumente.
Berisha, i ftuar në emisionin Frontal në T7, tha se çështja e korrigjimit të territoreve nuk është vetëm çështje në mes të Kosovës dhe Serbisë, por siç ka thënë edhe Merkel, kjo çështje prekë dhe mund të ketë konsekuenca në tërë territorin, duke përfshirë Bosnjën dhe Maqedoninë e Veriut.
“Çështja e korrigjimit të kufijve mund të krijojë probleme edhe për vetë Evropën”, tha Berisha.
Ai përmendi edhe një çështje me rëndësi, ku tha se ishte informuar nga delegacioni që po qëndrojnë në Berlin, në këtë Samit, se çështja e territorit do të jetë e përjashtuar me dokumente.
“Për sa jam i informuar prej delegacionit, çështja e shkëmbimit të territorit do të jetë e përjashtuar me dokumente”, tha Berisha.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.