×
  • Lajme
  • Lajme / Blerim Sallahu

    Zëvendësministri i Drejtësisë flet për “poça elektrikë” e “bica të rrojës”

    Reporteri
    01 Nëntor 2024 | 23:02

    Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu e ka lavdëruar punën e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar që është pjesë e MD-së. 

    Ai duke përmendur “poça elektrikë” e “bica rroje”, ka tentuar ta krahasojë punën mes kohës kur qeveriset nga Lëvizja Vetëvendosje, konkretisht Albulena Haxhiu dhe partive që tani janë në opozitë.

    “Në kohën kur Ministria e Drejtësisë është udhëheq nga PDK, Agjencia për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe Konfiskuar që njëkohësisht i përgjigjet kabinetit ministrit, ka dhënë në shfrytëzim vetëm pasuri të luajtshme, konkretisht 27 vetura. Në kohën kur Ministria e Drejtësisë është udhëheq nga familja Haradinaj, përkatësisht AAK, agjencia përkatëse ka dhënë në shfrytëzim vetëm pasuri të luajtshme, konkretisht 5 vetura, 473 poqa elektrik dhe 3000 BICA të RROJES!!! Ndërsa, në mandatin tonë që ende s‘ka përfunduar kemi dhënë në shfrytëzim, grupeve të margjinalizuara të shoqërisë dhe institucioneve publike, pronë të luajtshme dhe të paluajtshme, konkretisht 248 vetura dhe 7 prona të paluajtshme. A po e vëreni dallimin?!”, ka shkruar ai.

     

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!